Kosovë, më pak çifte të kurorëzuar në vitin 2023 sesa një vit më parë

Në vitin 2023, janë regjistruar 18 mijë e 493 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës).

Prej këtyre kurorëzimeve të regjistruara, 16 mijë e 978 janë bërë brenda territorit të Kosovës, kurse 1,515 kurorëzime janë bërë jashtë Kosovës.

“Krahasuar me vitin paraprak (2022) që ishin 17, 863, në vitin 2023 janë kurorëzuar 16, 978 apo (4.95 %) persona më pak”, thuhet në njoftimin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Kurse sipas raportit, jashtë Kosovës janë regjistruar 1, 515 Kurorëzime. Krahasuar me vitin 2022 (1, 627 Kurorëzime), në vitin 2023 janë Kurorëzuar 1 515 apo (6.9 %) më pak çifte.

Sipas komunës ku ka ndodhur ngjarja, në Prishtinë janë regjistruar më së shumti kurorëzime 1, 727 apo 9,3%, në Prizren me 1, 597 apo 8,6% , në Ferizaj 1, 102 apo 6.0%, etj.

Personat e kurorëzuar sipas grupmoshës në vitin 2023, më së shumti raste ka te meshkujt e grupmoshës 25-29, në vendin e dytë grupmoshat 30-34 dhe në vendin e tretë grupmoshat 20-24, ndërsa tek femrat më së shumti raste të kurorëzimeve ka grupmosha 20-24, vendin e dytë grupmosha 25-29, ndërsa vendin e tretë grupmosha 30-34.

Mosha mesatare e personave të kurorëzuar, të regjistruar gjatë vitit 2023 ishte 30 vjeç.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button