Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në Kongresin e 10-të të Shoqatës së Ortodontëve të Kosovës

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në Prishtinë në Kongresin e 10-të dhe shënimin e 20-vjetorit të themelimit të Shoqatës së Ortodontëve të Kosovës, ku morën pjesë profesionistë dhe mysafirë nga rajoni.

Si ish-ministër i Shëndetësisë dhe stomatolog me profesion, Sali theksoi rëndësinë e avancimit të vazhdueshëm profesional në sektorin shëndetësor, duke vlerësuar rolin e stomatologëve dhe punonjësve shëndetësorë në funksionimin dhe zhvillimin e sistemit shëndetësor.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Arben Vitia, ndërsa Sali përgëzoi organizatorët për realizimin profesional të kongresit dhe falënderoi kryetarin e Shoqatës së Ortodontëve të Kosovës, Prof. Ass. Dr. Blerim Mehmeti, për mikpritjen dhe organizimin e suksesshëm të ngjarjes.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button