Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, priti delegacionin e Fondacionit RUTEV nga TurqiaZëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, priti delegacionin e Fondacionit RUTEV nga Turqia

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, priti në Qeveri delegacionin e Fondacionit të Rumelive në Turqi – RUTEV, të kryesuar nga kryetari Fuat Dönmez.

Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, avancimin e projekteve të përbashkëta dhe thellimin e raporteve tradicionale dhe vëllazërore ndërmjet popujve.

Sali theksoi se miqësia dhe lidhjet historike mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë mbeten urë e rëndësishme bashkëpunimi, mirëkuptimi dhe zhvillimi ekonomik e kulturor.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button