Kaos në Hagë – Eksplodim i fuqishëm

Një incident i rëndë ka tronditur Holandën, pasi një bombë e vendosur në kutinë postare ka shpërthyer në selinë e partisë Demokratët 66 (D66) në Hagë, partia e kryeministrit holandez Rob Jetten.

 

Sipas policisë holandeze, shpërthimi ka ndodhur të enjten, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Autoritetet kanë arrestuar një burrë 37-vjeçar, i cili dyshohet se qëndron pas sulmit.

 

Kryeministri Rob Jetten reagoi pas incidentit duke deklaruar se nuk do të frikësohet nga akte të tilla.

 

Në momentin e shpërthimit, në selinë e partisë po mbahej një takim me të rinjtë e forumit rinor të D66, ku ndodheshin rreth 30 persona.

 

Ky është sulmi i dytë ndaj selisë së D66 në qendër të Hagës brenda më pak se një viti, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë politike në Holandë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button