Profesori izraelit deklaron “fundin e sionizmit”, ikën në Greqi dhe u bën thirrje të gjithëve të largohen

Në një intervistë për median izraelite Walla, të dhënë nga Greqia, profesori Oz Almog i Universitetit të Haifës, një nga studiuesit më të cituar të identitetit izraelit, deklaroi se projekti sionist ka arritur në “fundin e tij” dhe se Izraeli ka kaluar “pikën nga e cila nuk ka më kthim pas”.

Ai e përshkroi Izraelin si një “entitet gjysmëfashist”, duke argumentuar se krizat politike, shoqërore dhe fetare të vendit janë aq të thella, sa nuk mund të zgjidhen thjesht duke ndryshuar qeverinë apo duke larguar Benjamin Netanyahun nga pushteti.

Almog, 66 vjeç, djali i një ish-komandanti të Marinës Ushtarake izraelite, paralajmëroi për vazhdimin e një “emigrimi të heshtur” të mjekëve, inxhinierëve, shkencëtarëve dhe specialistëve të teknologjisë. Sipas tij, largimi i këtyre profesionistëve kërcënon të ardhmen e ekonomisë dhe të shoqërisë izraelite.

Libri i tij i ri titullohet “Një tokë që mungon: A ka ardhur koha të largohemi nga Izraeli?” (A Land Absent: Is It Time to Leave Israel?).

Përgjigjja e profesorit Almog është e prerë: “Po”. /Observer.al

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button