Ministri i Brendshëm turk: Ekziston një bashkëpunim shumëvjeçar mes Kosovës dhe Turqisë

"Marrëdhëniet tona me Kosovën vëllazërore janë manifestim i një solidariteti të fortë të ndërtuar mbi historinë tonë të përbashkët, lidhjen shpirtërore dhe besimin reciprok", tha Mustafa Çiftçi

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Mustafa Çiftçi u takua me ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla në Panairin Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes, Aviacionit dhe Hapësirës “SAHA 2026”, raporton Anadolu.

 

Panairi “SAHA 2026” mbahet në Ekspo Qendrën e Stambollit dhe ku Anadolu është Partner Global i Komunikimit.

 

Çiftçi, i cili u takua me homologun e tij Sveçla dhe delegacionin shoqërues, tha se ekziston një bashkëpunim shumëvjeçar mes Kosovës dhe Turqisë dhe se beson që bashkëpunimi ndërmjet ministrive do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme.

 

Në një postim në llogarinë e tij në rrjetet sociale lidhur me takimin, Çiftçi bëri të ditur se u takuan me homologun e tij, ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla.

 

“Marrëdhëniet tona me Kosovën vëllazërore janë manifestim i një solidariteti të fortë të ndërtuar mbi historinë tonë të përbashkët, lidhjen shpirtërore dhe besimin reciprok. Pjesëmarrja e 3.907 pjesëtarëve kosovarë në 255 programe trajnimi të organizuara deri më sot nga Drejtoria jonë e Përgjithshme e Policisë tregon qartë nivelin që ka arritur bashkëpunimi ynë në fushën e sigurisë. Komanda e Përgjithshme e Xhandarmërisë sonë do të vazhdojë punën në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet kosovare sipas nevojës”, theksoi ministri turk.

Çiftçi tha se si Turqi do të vazhdojnë të mobilizojnë të gjitha mundësitë që Kosova mike dhe vëllazërore të marrë vendin që meriton në platformat ndërkombëtare dhe se besojnë që ky solidaritet që kanë zhvilluar në çdo fushë, nga siguria tek industria e mbrojtjes, nga arsimi te forcimi i kapaciteteve institucionale, do të vazhdojë të përparojë mbi një bazë shumë më të fortë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button