Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në koncertin e pianistes Ruya Taner në Shkup

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, së bashku me ambasadorin e Republikës së Turqisë, Fatih Ulusoy, mori pjesë në koncertin e pianistes nga Qiproja Veriore, Ruya Taner, i organizuar nga MODOARS në kuadër të festivalit të muzikës bashkëkohore MODOARS 2026.

Mbrëmja artistike u karakterizua nga emocione të veçanta dhe interpretim mbresëlënës muzikor, duke sjellë një përjetim të paharrueshëm për publikun e pranishëm.

Sali vlerësoi rëndësinë e aktiviteteve kulturore dhe artistike në afrimin e popujve dhe forcimin e bashkëpunimit kulturor ndërmjet vendeve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button