Skandaloze: Këngë nacionaliste kundër Kosovës, para njerëzve më të fuqishëm të Evropës

Një këngë me përmbajtje nacionaliste serbe, me vargje kundër Kosovës, është interpretuar në prag të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, ku pritet të marrin pjesë disa prej figurave më të rëndësishme politike evropiane.
Interpretimi i këngës ka ndodhur në një aktivitet të organizuar para forumit, i cili udhëhiqet nga komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, shkruan IndeksOnline.

Në programin e ditës kryesore të forumit, më 16 nëntor, janë paraparë fjalimet e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentit të Finlandës, Alexander Stubb, si dhe komisioneres Marta Kos.

Në këtë forum pritet të flasë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button