Kryetari i Komunës së Bogovinës, Feti Abazi, i bashkohet aksionit humanitar për dhurim të gjakut

Kryetari i Komunës së Bogovinës, Feti Abazi, së bashku me kryetarin e Këshillit Komunal, Florim Rakipi, iu bashkuan aksionit humanitar për dhurim vullnetar të gjakut, duke mbështetur misionin human në ndihmë të pacientëve që kanë nevojë për gjak.

Në aksion morën pjesë edhe punonjës komunalë dhe qytetarë të Komunës së Bogovinës, të cilët me solidaritetin dhe humanizmin e tyre dhanë kontribut të çmuar për këtë kauzë humane.

Me këtë rast, u shpreh falënderim për të gjithë pjesëmarrësit që u bënë pjesë e aksionit, duke dëshmuar edhe një herë frymën e solidaritetit dhe përgjegjësisë qytetare në komunë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button