Turqia dhe Kina nënshkruajnë marrëveshje për forcimin e lidhjeve në punësim dhe siguri sociale

Ministri turk i Punës dhe Sigurisë Sociale, Vedat Isikhan, ka bërë të ditur se Turqia dhe Kina kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për të rritur bashkëpunimin në fushat e punës, punësimit dhe sigurisë sociale, transmeton Anadolu.
Në një postim në platformën turke të rrjeteve sociale NSosyal, Isikhan njoftoi se marrëveshja u nënshkrua me ministren kineze të Burimeve Njerëzore dhe Sigurisë Sociale, Wang Xiaoping.
Ai theksoi se memorandumi përbën një hap të rëndësishëm drejt një marrëveshjeje më të gjerë për punën dhe sigurinë sociale mes dy vendeve.
“Besojmë se përmes Komisionit të Përbashkët të Punës, që do të krijohet në periudhën e ardhshme, do të zhvillojmë më tej marrëdhëniet tona dhe do të realizojmë një shkëmbim më efektiv të njohurive dhe përvojës”, tha Isikhan.
Sipas të Ministrisë së Punës dhe Sigurisë Sociale, ministri turk priti ministren kineze në Ankara.
Ministria turke theksoi se diskutimet u përqendruan në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht në tregjet e punës dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë sociale.



