Gashi takim me gazetarët: Thekson rëndësinë e transparencës dhe komunikimit me publikun

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka zhvilluar takimin e rregullt me gazetarët, ku në fokus kanë qenë aktivitetet aktuale të Kuvendit dhe çështjet me interes për publikun.

Gashi theksoi se komunikimi i vazhdueshëm me mediat mbetet një element kyç për forcimin e transparencës institucionale dhe rritjen e besimit të qytetarëve.

“Realizova takimin e rregullt me gazetarët, ku diskutuam mbi aktivitetet aktuale të Kuvendit dhe çështjet me interes për publikun. Do të vazhdojmë të forcojmë komunikimin me mediat në funksion të rritjes së besimit dhe llogaridhënies institucionale,” deklaroi Gashi.

Sipas tij, Kuvendi do të vazhdojë të punojë në drejtim të hapjes më të madhe ndaj opinionit publik dhe garantimit të një komunikimi të rregullt dhe transparent me mediat.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button