Sulmuesi shqiptar transferohet te Monza

Sulmuesi Luis Buzi është transferuar te Monza duke bërë hapin e rëndësishëm në karrierë.

Ai kaloi nga Sudtirol në formë huazimi, skuadër më të cilën ende nuk ka debutuar në ekipin e parë.
Në marrëveshjen e arritur mes palëve është përfshirë edhe e drejta e blerjes së kartonit.

Buzi mes dy kombëtareve, ka zgjedhur të përfaqësojë vendin e tij, teksa është grumbulluar në muajin nëntor nga Shqipëria U-19 e Ervin Bulkut, e cila u mund në të tria ndeshjet e luajtura për kualifikueset e Europianit.

Buzi është aktivizuar në këto ndeshje si zëvendësues, duke luajtur në total 73 minuta.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button