Aleksandar Çupiq, kandidat i “Listës Studentore”, zgjidhet kryetar i Kuvendit Popullor të Serbisë

Aleksandar Çupiq, kandidat i grupit parlamentar “Lista Studentore”, është zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor të Serbisë.

Deputetët e Kuvendit Popullor të Serbisë, në ditën e tretë të seancës konstituive të legjislaturës së re të 15-të, votuan mes Aleksandar Çupiqi, të propozuar nga grupi parlamentar “Lista Studentore” dhe Stojan Radenoviq, kandidat i grupit parlamentar “Aleksandar Vuçiq – Serbia fiton”.

Aleksandar Çupiq u zgjodh kryetar i ri i Kuvendit, duke marrë 140 vota nga gjithsej 239 deputetët që morën pjesë në votim.

Seanca konstituive u karakterizua nga debate të gjata rreth kandidatëve për kryetar të parlamentit, të shoqëruara me akuza të ndërsjella mes deputetëve dhe pretendime për shkelje të rregullores së punës.

Në cilësinë e kryetarit të Kuvendit Popullor të Serbisë, Çupiq do të shpallë zgjedhjet e parakohshme presidenciale, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se më 27 dhjetor 2026. Ky afat nisi të rrjedhë pasi presidenti i deriatëhershëm Aleksandar Vuçiq dha dorëheqje më 27 shtator 2026.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button