Sejdiu: Në kohën e BDI-së shqiptarët rriheshin dhe vriteshin, u vra edhe komandant Shqiponja

Përfaqësuesi i lartë i VLEN-it dhe kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu ka kritikuar BDI-në lidhur me deklaratat për fuqinë dhe ndikimin e shqiptarëve në qeveri, duke rikujtuar periudhën kur kjo parti ishte në pushtet në koalicion me VMRO-DPMNE-në.

Sejdiu duke i reaguar Bajram Rexhepit të BDI-së tha se është subjekti i fundit që duhet të flasë për këtë çështje, duke pretenduar se gjatë qeverisjes së kësaj partie tanimë opozitare, kanë ndodhur raste të rënda ndaj shqiptarëve, për të cilat, sipas tij, “eksponentët e kësaj partie nuk kanë reaguar publikisht”.

“Në kohën kur këta kanë qenë në pushtet, para syve të tyre shqiptarët edhe vriteshin, edhe rriheshin dhe asnjë deklaratë nga eksponentët e BDI-së nuk doli të thotë asgjë. Në selinë e tyre ka pasur vrasje, komandant Shqiponja u vra te këta dhe tani na flasin neve për fuqi”, deklaroi Sejdiu.

Ai gjithashtu theksoi se gjatë qeverisjes aktuale, sipas tij, nuk kanë ndodhur raste të montuara dhe vrasje si ato që pretendon se kanë karakterizuar periudhën e qeverisjes së BDI-së.

“Te qeverisja jonë nuk kanë ndodhur raste të montuara dhe vrasje si në kohën e tyre”, u shpreh mes tjerash Sejdiu.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button