Rusia merr tre qytete të tjera, Ukraina: Paqe, vetëm kur të largohet ushtari i fundit rus

Rusia ka arritur që të marrë në kontroll edhe tre vendbanime të tjera në rajonin Donetsk. Lajmin e ka bërë të ditur ministria ruse e mbrojtjes, ndërsa Ukraina raportoi në të njëjtën ditë se luftimet në zonat e vijës së frontit mbetën të ashpra. Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi se gjatë javës së kaluar, forcat ruse kishin kryer 42 sulme grupore ndaj objektivave ukrainas duke përdorur armë të drejtuara me saktësi dhe drone nëpër fronte të ndryshme, duke synuar kryesisht objektet energjetike që mbështesin industrinë ushtarake të Ukrainës.

Sakaq, një dron rus goditi një ndërtesë banimi shumëkatëshe në kryeqytetin ukrainas gjatë natës të së shtunës, duke shkaktuar një zjarr në katet e fundit të ndërtesës e cila ka bërë që pjesa më e madhe e banorëve të evakuohen.  “Ka një zjarr në ndërtesën në lagjen Solomyanskyi që u godit nga një dron armik”, tha kryebashkiaku Vitali Klitschko në aplikacionin e mesazheve Telegram. “Katet 17, 18 dhe 19 janë të dëmtuara. Ekipet e emergjencës ndodhen në vendngjarje”.

Ndërkohë shefi i shtabit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha për mediat në Ukrainë, se një tërheqje e plotë e trupave ruse, dhe jo vetëm bisedimet e paqes, ishin thelbësore për t’i dhënë fund luftës më shumë se 2-1/2-vjeçare të vendit të tij kundër Moskës.

“Mos prisni që kjo luftë të përfundojë kur palët ndërluftuese të fillojnë të flasin me njëra-tjetrën,” i tha Andriy Yermak mediave zvicerane. “Mos u mashtroni, kjo luftë do të përfundojë kur ushtari i fundit i ushtrisë pushtuese të kthehet në shtëpi.”

Një tjetër zonë luftimi mbetet akoma aktive në Kursk, edhe pse Putin e relativizoio forcën ukrainase atje, komandanti i përgjithshëm ukrainas Oleksandr Syrskyi tha në mediat sociale se deklarata ruse nuk pasqyron të vërtetën, duke theksuar se forcat ukrainase janë ende të angazhuara në mënyrë aktive në luftime në rajonin e Kurskut.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button