Muhamet Elmazi shënon me pjesëmarrje masive 1 vit punë në Saraj: Mbështetja juaj, motiv për të vazhduar përpara

Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi, ka shënuar sonte njëvjetorin e marrjes së drejtimit të komunës, me një organizim madhështor ku morën pjesë struktura partiake, bashkëpunëtorë, simpatizantë dhe qytetarë të shumtë.
Nën moton “1 VIT PUNË”, Elmazi shënoi përvjetorin e parë të udhëheqjes me një aktivitet që mblodhi një numër të madh përkrahësish, të cilëve u shprehu mirënjohje për pjesëmarrjen dhe mbështetjen.
Përmes një postimi pas aktivitetit, Elmazi falënderoi të gjitha strukturat, bashkëpunëtorët dhe simpatizantët, duke theksuar se pjesëmarrja masive përbën motiv shtesë për të vazhduar angazhimin për Sarajin.
“Një vit angazhim, përgjegjësi dhe punë për Sarajin. Pjesëmarrja juaj masive është mbështetje dhe motiv shtesë për të vazhduar përpara”, ka shkruar Elmazi.
Ai theksoi se angazhimi për komunën do të vazhdojë me përkushtim, në bashkëpunim me të gjithë ata që besojnë në punën e tij dhe në drejtimin që ka marrë Saraji.



