Pete Hegseth që Trump e propozoi si sekretarin e ri të mbrojtjes, akuzohet për sulm seksual

Ekipi i presidentit të zgjedhur Donald Trump ishte në mes të njoftimit të emrave të rinj për kabinetin këtë javë, kur ata u informuan se njëri prej tyre, ishte akuzuar për sulm seksual.

Bëhet fjalë për Pete Hegseth, emri që Trump propozoi si sekretarin e ri të mbrojtje.

Ky lajm ka tronditur disa anëtarë të ekipit të Trump, të cilët më pas ngritën pyetje mbi mundësinë e emërimit të tij, sipas burimeve të CNN.

Trump kishte njoftuar se do të emëronte Hegseth si sekretar të ri të mbrojtjes, pas disa ditësh shqyrtimi për ish-ushtarin dhe ish-prezantuesin Fox Neës, pa një kontroll të thellë të brendshëm.

Brenda 48 orëve, drejtuesit e ekipit të kalimit të Trump morën një ankesa për një akuzë sulmi seksual në lidhje me Hegseth që daton 7 vite më parë.

Shefja e stafit të Trum e telefonoi atë dhe e pyeti nëse kishte ndonjë çështje tjetër që ekipi duhej ta dinte përpara se të vazhdonin me emërimin, raporton CNN.

Megjithë këtë të papritur, presidenti i zgjedhur dhe ekipi i kalimit të pushtetin po vazhdonin me emërimet e reja.

Zgjedhja e Trump këtë javë e Hegseth, një emër pa përvojë të lartë ushtarake apo në poste publike, për të shërbyer si sekretar i mbrojtjes kishte befasuar si zyrtarët e Pentagonit ashtu edhe aleatët e ish-presidentit.

Por, drejtori i komunikimeve i Trump mbrojti Hegseth në një deklaratë të mëparshme për CNN, duke thënë se ai “ka mohuar me forcë çdo akuzë dhe nuk janë ngritur akuza.”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button