Pallço i tha gjykatës se ky është një proces i inskenuar politikisht dhe se nuk e njeh babain e Vanjës

I akuzuari Lupço Palevski-Pallço tha se është i pafajshëm për veprën për të cilën akuzohet, vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski. Pallço i tha sot gjykatës se ky është një proces i inskenuar politikisht dhe se nuk e njeh babain e Vanjës fare.

“Aleksandri u inkuadrua nga policia, se gjoja ka lidhje mes nesh. Unë nuk e njoh këtë njeri dhe as Prokuroria nuk ka prova për këtë. I gjithë procesi u inskenua, ata thirrën njëri-tjetrin dhe organizuan mediat që të më bënin foto duke më çuar në gjykatë. Kjo Prokurori nuk ka asnjë provë dhe as nuk më janë ofruar të gjitha kushtet për mbrojtje”, tha Pallço.

Ai ka thënë se nuk ka ikur në Serbi e më pas në Turqi, por e ka planifikuar atë udhëtim.

“Më është dashur të bëj një MRI sepse kam probleme serioze me shtyllën kurrizore. Po të kisha panik, siç thotë prokurori, do të kisha kurdisur një arratisje të vërtetë, nuk do të kisha shkuar në ekzaminimet tashmë të planifikuara”, tha Pallço.

Seanca e sotme u mbyll me deklarimet e Prokurorisë dhe të pandehurve. E radhës është caktuar për 7 tetor, kur do të dëshmojë nëna e Vanjës së vrarë, Zorica Gjorçevska.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button