Policia Financiare ngre kallëzim penal: Drejtuesi i një stacioni të kontrollit teknik dyshohet se përvetësoi mbi 675 mijë euro

Policia Financiare ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike të Tetovës kundër M.N., drejtues i një kompanie për kryerjen e kontrolleve teknike të automjeteve, nën dyshimin për veprën penale “Përvetësim në shërbim”, sipas nenit 354 të Kodit Penal, përcjell TV21. Siç njoftojnë nga Policia Financiare, i denoncuari, në periudhën nga 1 janari 2022 deri më 31 dhjetor 2025, duke keqpërdorur autorizimet e kompanisë, në mënyrë të kundërligjshme ka përvetësuar mjete financiare të arkëtuara nga qytetarët dhe personat juridikë gjatë regjistrimit të automjeteve, të cilat ishin të destinuara për pagesën e detyrimeve publike ndaj disa institucioneve.

Në këtë mënyrë, kompanisë i ka siguruar përfitim të kundërligjshëm pasuror në vlerë të përgjithshme prej 41.518.042 denarësh, ose 675.145 euro, në dëm të komunave, Ministrisë së Mjedisit Jetësor, Shërbimit për Ndihmë dhe Informim, Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor.
Nga Policia Financiare informojnë gjithashtu se, me qëllim të fshehjes së gjurmëve të veprës penale, gjatë viteve 2022 dhe 2024, i denoncuari ka kryer fshirje të kundërligjshme të detyrimeve publike në vlerë të përgjithshme prej 17.090.623 denarësh, ose rreth 277.919 euro. Përmes këtij veprimi, në evidencën kontabël ka zvogëluar borxhin ndaj institucioneve të përmendura dhe ka paraqitur një shumë më të vogël të detyrimeve në bazë të taksave dhe pagesave publike.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button