Nuk jam fajtor, do të ndihmoj ti zbuloni fajtorët
Aleksandar Gjorçevski, babai i 14-vjeçares së vrarë Vanja, në seancën e sotme gjyqësore tha se nuk ka marrë pjesë në rrëmbimin e vajzës së tij, siç pretendon Prokuroria.
“Kam vdekur më 27 nëntor, ndjej dhimbje që nuk shpjegohet me fjalë. Por në këtë proces do të ndihmoj që kjo çështje të zbardhet plotësisht me emra dhe mbiemra”, tha Gjorçevski.
Ai deklaroi para gjykatës se nuk është fajtor për veprën e akuzuar nga Prokuroria. Sipas aktakuzës, Gjorçevski ka qenë në kontakt me Lupço Palevski-Pallço dhe i ka dhënë atij informacion se kur Vanja do të shkonte vetëm në shkollë në mënyrë që ajo të rrëmbehej dhe t’i kërkonin shpërblim nënës së saj nga e cila Gjorçevski ishte i ndarë prej kohësh.