Gashi në Kërçovë, takim me kryetarin Jovanovski për prioritetet e qytetarëve

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka zhvilluar një vizitë pune në Komunën e Kërçovës, ku është takuar me kryetarin e komunës, Aleksandar Jovanovski. Gjatë vizitës, Gashi mori pjesë edhe në hapjen e zyrave të deputetëve për kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët.
“Sot isha për vizitë pune në Komunën e Kërçovës, ku zhvillova takim me kryetarin e komunës, dr. Aleksandar Jovanovski.
Biseduam për çështjet aktuale dhe prioritetet e qytetarëve, si dhe për mundësitë për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet pushtetit lokal dhe institucioneve shtetërore.
Në kuadër të vizitës, mora pjesë edhe në hapjen e zyrave të deputetëve për kontakt me qytetarët. Besoj se komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët është thelbësor për një Kuvend më të hapur, më të qasshëm dhe më të përgjegjshëm.
Vazhdojmë me dialog, bashkëpunim dhe punë në interes të qytetarëve”, ka shkruar Gashi.



