Nis takimi i qeverive Kosovë – Maqedoni
Ka nisur mbledhja e qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut me ceremoni shtetërore të pritjes nga kryeministri Albin Kurti.
Kurti dhe homologu maqedonas, Hristijan Mickoski kanë parakaluar të shoqëruar nga ceremonia shtetërore.
Kabinetet e dy qeverive kanë realizuar një fotografi të përbashkët.
Pas kësaj ngjarjeje, kryeministrat Albin Kurti dhe Hristjan Mickoski pritet ta zhvillojnë fillimisht një takim bilateral.