Ministri i Jashtëm turk: Aleanca e Mekës do të jetë platformë që do të sjellë ndyrshime rrënjësore

Aleanca e Mekës mes tri vendeve do të jetë platformë që do të sjellë ndryshime rrënjësore, tha të shtunën ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan, duke shtuar se nisma ka arritur në një fazë të avancuar dhe se po punohet për krijimin e shtabit të saj dhe caktimin e personelit, transmeton Anadolu.

Duke folur për transmetuesin turk NTV mbi çështjet e politikës së jashtme, Fidan tha se pas aleancës – e formuar muajin e kaluar mes Turqisë, Arabisë Saudite dhe Pakistanit – qëndron “një vullnet shumë i fortë” dhe se Ankaraja po punon për ta kthyer këtë vullnet politik në veprim.

“Aleanca e Mekës është vërtet në një fazë të mirë. Ekziston një vullnet shumë i fortë i shprehur. Po punojmë me të gjitha forcat tona për ta vënë këtë vullnet në veprim”, tha Fidan.

“Aleanca e Mekës do të jetë një platformë që do të sjellë ndyrshime rrënjësore”, shtoi ai.

Fidan tha se faza e ardhshme do të jetë dërgimi i personelit dhe krijimi i shtabit të aleancës.

Ai tha se, pasi të ndërmerren hapat drejt institucionalizimit, mund të zhvillohen bisedime për përfshirjen e anëtarëve të rinj në aleancë.

“Është një aleancë e hapur për vendet e rajonit”, tha ai.

– Sulmet e Netanyahut ndaj Turqisë synojnë të forcojnë pozicionin e tij politik në vend

Fidan foli gjithashtu për deklaratat e fundit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që synojnë Turqinë, duke thënë se Netanyahu po përpiqet të forcojë pozicionin e tij politik brenda vendit përpara zgjedhjeve të 27 tetorit në Izrael.

“Armiqësia ndaj Turqisë është gjithashtu një produkt i kësaj. Ne nuk e nënvlerësojmë atë”, tha Fidan.

Ai tha se Turqia shpreson që Izraeli të përqafojë një politikë të jashtme të bazuar në paqe, respekt dhe bashkëpunim, e cila do t’i shërbente si Izraelit, ashtu edhe rajonit, duke shtuar: “Në të kundërt, ai jo vetëm që do të izolohet gjithnjë e më shumë, por do ta paguajë vetë çmimin e kësaj së bashku me rajonin”.

“Izraeli është kërcënim jo vetëm për rajonin, por edhe për botën”, shtoi Fidan.

– Zhvillimet rajonale

Lidhur me procesin e shpërbërjes dhe integrimit të Forcave Demokratike Siriane (SDF) në shtetin dhe ushtrinë siriane, Fidan tha se te palët ekziston dëshira për ta çuar procesin përpara në mënyrë të kontrolluar.

Duke iu referuar krizës në Ngushticën e Bab el-Mandebit, Fidan tha se ka shumë iniciativa, por se ato duhet të prodhojnë rezultate konkrete përmes palëve përkatëse.

Lidhur me mirëkuptimin e arritur mes Iranit dhe SHBA-së, në kushtet e armiqësive që vazhdojnë mes tyre, Fidan tha se palët kanë filluar ta interpretojnë procesin në vazhdim në mënyra të ndryshme, në përputhje me interesat e tyre përkatëse.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button