Pensionet pritet të rriten në tetor, ja sa mund të jetë shtesa

Pensionistët në vend pritet të përfitojnë një rritje të re të pensioneve në tetor, e cila këtë herë do të llogaritet sipas metodologjisë ligjore në përqindje.
Sipas njoftimeve, pas përllogaritjes së inflacionit dhe rritjes së pagave, pensionet e shtatorit pritet të rriten me rreth 3 deri në 3.5 për qind. Pagesa e rritur pritet të bëhet më 1 tetor.
Ndryshe nga rritjet lineare, harmonizimi në përqindje nënkupton se shuma e shtesës do të varet nga lartësia e pensionit.
Nëse rritja përfundimtare është 3 për qind, për shembull:
- Pensioni prej 20,000 denarësh → rritje prej 600 denarësh, gjithsej 20,600 denarë
- Pensioni prej 25,000 denarësh → rritje prej 750 denarësh, gjithsej 25,750 denarë
- Pensioni prej 30,000 denarësh → rritje prej 900 denarësh, gjithsej 30,900 denarë
- Pensioni prej 40,000 denarësh → rritje prej 1,200 denarësh, gjithsej 41,200 denarë
- Pensioni prej 50,000 denarësh → rritje prej 1,500 denarësh, gjithsej 51,500 denarë
Përqindja përfundimtare do të përcaktohet në bazë të të dhënave zyrtare dhe përllogaritjes sipas metodologjisë ligjore.
Ndërkohë, priten edhe ndryshime të tjera në sistemin pensional, përfshirë një propozim për mundësinë e blerjes së stazhit për kategori të caktuara të qytetarëve.


