Mela nga Dibra: Paralelisht do të punojmë për mjedise të gjelbra, zhvillime moderne, aplikim të AI në biznes dhe arsim

Kandidati për kryetar të komunës së Dibrës nga radhët e koalicionit VLEN, Fisnik Mela, gjatë hapjes së shtabit, ka nënvizuar se cështja e infrastrukturës rrugore, mungesës së ujit të pijshëm, kanalizimit dhe temave të tilla, do të jetë temë e kaluar në këtë mandat.
Mela, premtoi se brenda këtij mandati ai do të punoje për mjedise të gjelbra, zhvillime moderne, aplikim të AI në biznes dhe arsim.
“Gjatë këtij mandati synojmë që paralelisht të punojmë për mjediset e gjelbra dhe për zhvillime moderne, aplikimi i intelegjencës Artificiale dhe Teknologjise Informative ne Biznes dhe Arsim. Është koha e fundit që edhe ne dibranët si pjesë e botës së qytetruar ti aplikojmë këto edhe në Dibrën tonë”, nënvizoi Mela.
Mela theksoi se si kryetar i ardhshëm i Dibrës nuk do të bëjë asnjë dallim në mesin e dibranëve.
“Para se të përfundoj, dua të theksoj se po vij në detyrën e kryetarit të Dibrës pa fjale të mëdha, pa zhurmë e pa përplasje por me përkushtim të madh, vepra dhe sinqeiritet. Po vij që t’i shërbej Dibrës dhe dibranëve, pa dallim të përkatësisë entike, dhe bindjeve fetare e politike. Për mua secili qytetar Dibran VLEN, dhe ndaj secilit kam obligim përkushtimin tim maksimal”, përfundoi Mela.



