Kallëzim penal ndaj ish-kryetarit të Komunës së Sveti Nikollës për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”

Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Sveti Nikollë ka paraqitur kallëzim penal kundër S.V. (55) nga Sveti Nikolla, për shkak të ekzistimit të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimeve”.
I denoncuari, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Sveti Nikollës, gjatë vitit 2021, duke tejkaluar kompetencat e tij zyrtare, ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Ndërtim dhe Rregullores për mënyrën e lëshimit të lejeve të ndërtimit, në atë mënyrë që personalisht ka përgatitur, nënshkruar dhe lëshuar një leje ndërtimi, e cila nuk ishte e regjistruar në sistemin elektronik të Sektorit për urbanizëm, mbrojtje të mjedisit, punë komunale dhe tjetërsim të tokës ndërtimore pranë komunës së Sveti Nikollës.
Kjo leje, e cila juridikisht është e pavlefshme, është përdorur nga një kontraktor nga Shkupi, i cili ka ndërtuar një objekt me vlerë prej 15.488.118 denarësh, me ç’rast me këtë veprim i është shkaktuar dëm porositësit për këtë shumë.
Gjithashtu, objekti në fjalë nuk është regjistruar në Agjencinë e Kadastrës së Pasurive të Paluajtshme në Sveti Nikollë, pasi konsiderohet ndërtim i paligjshëm.



