Sot temperatura deri në 35°C, nga e shtuna rënie e temperaturave

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, sot moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të lëvizë nga 12 deri në 18, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 30 deri në 35 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare. Në disa pjesë të fushëgropës do të ketë kushte për zhvillim të vranësirave jostabile, të shoqëruara me reshje të shkurtra dhe të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima të rralla. Temperatura minimale do të zbresë deri në 18, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 34 gradë.

Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, gjatë fundjavës do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu. Në disa zona reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe më të dendura, mbi 15 l/m², të shoqëruara me bubullima dhe erë të përforcuar nga drejtimi verior, me shpejtësi mbi 40 km/h. Nga e shtuna temperaturat ditore do të shënojnë rënie.

Më pas, deri në mes të javës së ardhshme, pritet mot relativisht stabil dhe më i freskët.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button