Gashi: Djegia e flamujve nuk i shërben askujt

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi dënon djegien e flamujve gjatë ditës së djeshme. Thotë se nuk i di detajet, por dënon akte të tilla prej kujtdo që vinë.

“Nuk jam në rrjedha për detajet, vetëm e di në parim. Mund të ju them se djegia e flamujve nuk ju shërben askujt, qoftë shqiptar apo maqedonas, turk, vlleh apo çkadoqoftë. Ndjenjat e patriotizmit duhet t’i kemi drejt shtetit të cilit jetojmë, duke i kultivuar dhe respektuar flamujt tanë. Mund të shfaqim ndjenjë të patriotizmit, mirëpo duke denigruar, shkelur apo djegur flamuj të tjerë, kjo flet keq për secilin që e bën një veprim të atillë. Dhe unë jam kundër kësaj dhe mendoj se një njeri që e bën një veprim të atillë është në kundërshtim me interesat e këtij shteti, me interesat kombëtare, qoftë shqiptare apo maqedonase, por edhe të komuniteteve të tjera” – tha Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button