Dronët kamikazë të firmës turke STM kryejnë sulmin e parë në botë në tufë me armë zjarri në stërvitje ushtarake

Kompania turke e mbrojtjes STM arriti një sukses të parë në botë në luftën autonome duke përdorur një tufë prej 20 dronësh kamikazë të armatosur me eksploziv të vërtetë gjatë një stërvitjeje ushtarake në jugperëndim të Turqisë, raporton Anadolu.

Operacioni u zhvillua gjatë fazës së natës të stërvitjeve ushtarake EFES-2026, kur tufa e dronëve Kargu të STM-së shkatërroi objektivat e caktuara duke përdorur një sulm të koordinuar.

Dronët u lëshuan dhe u monitoruan nga një operator i vetëm njerëzor, duke përdorur algoritme të avancuara vendore dhe një arkitekturë të shpërndarë për të naviguar në mënyrë autonome në zonën e luftimit.

Sistemi inteligjent i tufës u mundësoi dronëve të komunikonin në kohë reale për të identifikuar, klasifikuar dhe ndarë objektivat pasi hynë në hapësirën ajrore të përcaktuar.

Dronët arritën të kryenin një zhytje të njëkohshme dhe të shpërthenin kokat luftarake kundër personelit mbi objektiva me saktësi të lartë.

Drejtori i përgjithshëm i STM-së, Ozgur Guleryuz, deklaroi se ky përdorim tregoi nivelin e lartë operacional që sistemet autonome kanë arritur në fushën e betejës.

Më herët në janar, teknologjia e tufës kaloi me sukses testet paraprake në terren të zhvilluara në Ankara.

Sistemi bazë Kargu, i njohur gjerësisht si dron kamikazë, u zhvillua plotësisht me mjete vendore dhe hyri në inventarin e Forcave të Armatosura Turke në vitin 2018.

Droni me helika është përdorur gjerësisht nga forcat turke të sigurisë në operacione kundër terrorizmit, misione të forcave speciale dhe operacione ndërkufitare.

STM-ja e ka eksportuar sistemin në 15 vende të botës, duke shënuar sukses të madh tregtar ndërkombëtar.

Droni Kargu është i pajisur me kamera elektro-optike dhe infra të kuqe për të goditur objektivat me saktësi të lartë si ditënm, ashtu edhe natën.

Droni ka autonomi fluturimi mbi 30 minuta dhe një rreze maksimale operative prej dhjetë kilometrash.

Softueri i zhvilluar nga kompania i mundëson dronit Kargu të funksionojë në mënyrë efektive edhe në mjedise lufte ku sistemet satelitore të navigimit (GNSS) janë bllokuar.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button