Panik sonte në një qendër tregtare në Shkup – të gjithë vizitorët janë evakuuar

Një zjarr shpërtheu sonte në parkingun nëntokësor të qendrës tregtare KAM në lagjen Gjorce Petrov të Shkupit, pas së cilës të gjithë vizitorët e qendrës tregtare u evakuuan, mëson Vecher.press.
Sipas dëshmitarëve okularë, me ndihmën e policisë, automjetet po largohen nga parkingu një nga një. Në to shihen gjurmë tymi, dhe tymi po del edhe nga sistemi i ventilimit të ndërtesës.
Ekipet e policisë dhe zjarrfikësit janë të pranishëm në vendngjarje, dhe një numër i madh qytetarësh janë mbledhur para qendrës tregtare.



