Zekolli: Keqardhje e thellë për djegien e flamurit të RMV-së

Zëvendës kryeministrja e Transportit të Maqedonisë së Veriut, Kaltrina Zekolli Shaqiri, ka reaguar lidhur me djegien e flamurit të shtetit gjatë festës së 28 nëntorit në Shkup.

“Me keqardhje dhe shqetësim të thellë kam marrë lajmin për dëmtimin e flamurit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Flamuri është simboli më i lartë i identitetit dhe dinjitetit kombëtar dhe si i tillë meriton respekt të plotë nga të gjithë qytetarët, pavarësisht bindjeve apo përkatësive të tyre.

Çdo akt i tillë nuk përfaqëson vlerat e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë që ne si shoqëri promovojmë. Ftoj organet kompetente të ndërmarrin masa të menjëhershme për të ndriçuar rrethanat e këtij incidenti dhe për të mbrojtur simbolet tona shtetërore.

Njëkohësisht, apeloj për qetësi dhe vetëdijësim të qytetarëve – bashkëpunimi dhe respekti janë rruga e vetme drejt një të ardhmeje të përbashkët më të mirë”, shkruan Zekolli Shaqiri.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button