Gashi në zyrat e deputetëve në Gostivar, paralajmëron më shumë transparencë, llogaridhënie, përfshirje
Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka vizituar zyrat e deputetëve në Gostivar nëpërmet të cilave, qytetarët do të afrohen më shumë me deputetët dhe do të marrin pjesë e aktive në vendimmarje.
“Sot, siç kisha paralajmëruar, vizitova zyrat e deputetëve në Gostivar, ku inspektuam nga afër punën dhe rinovimin e këtyre zyrave.
Bashkë me deputetë dhe kryetarin e komunës, theksuam angazhimin për përfundimin e punimeve dhe përkushtimin për një Kuvend më të hapur dhe më afër qytetarëve. Funksionalizimi i këtyre zyrave është prioritet për të rritur llogaridhënien, transparencën dhe inkluzivitetin, duke mundësuar qytetarëve që të kontribuojnë më aktivisht në proceset ligjore për mirëqenien e tyre.
Qytetarët e Gostivarit tashmë do të kenë mundësinë të adresojnë kërkesat dhe nevojat e tyre drejtpërdrejt tek deputetët, kështu do të forcohen lidhjet mes qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre”, shkruan Gashi.