Bekim Sali nga Tirana: Integrimi gradual duhet të përshpejtojë anëtarësimin e plotë në BE

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka marrë pjesë në Samitin e Liderëve në Tiranë, ku në fokus të diskutimeve ishte e ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor dhe hapat politikë për avancimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Përmes një njoftimi, Sali ka theksuar se anëtarësimi i plotë në BE mbetet objektiv strategjik i Maqedonisë së Veriut, duke nënvizuar rëndësinë e zgjerimit jo vetëm për zhvillimin e rajonit, por edhe për sigurinë dhe stabilitetin e gjithë Evropës.

“Përgjegjësia jonë është të zbatojmë reformat, ndërsa nga Bashkimi Evropian presim një perspektivë të besueshme dhe të parashikueshme integrimi, të bazuar në meritat individuale”, ka deklaruar Sali.

Ai ka bërë të ditur se Maqedonia e Veriut është e gatshme të nisë dialogun me Komisionin Evropian për pjesëmarrje më të hershme në politikat, programet dhe strukturat evropiane, në përputhje me kushtet përkatëse.

Sali ka theksuar se integrimi gradual duhet të shërbejë si mekanizëm për përshpejtimin e procesit drejt anëtarësimit të plotë dhe jo si zëvendësim i tij.

“Integrimi gradual duhet të përshpejtojë procesin e anëtarësimit, jo ta zëvendësojë atë. Ky është qëndrimi që përfaqësojmë në Tiranë”, ka përfunduar zëvendëskryeministri i parë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button