Daut Memishi: Nëntori është krenari, por edhe përgjegjësi

Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka përcjellë një mesazh me rastin e aktiviteteve të Nëntorit, duke theksuar se krenaria kombëtare duhet të dëshmohet jo vetëm me fjalë, por mbi të gjitha me punë, dinjitet dhe respekt për vlerat shqiptare.
“Nëntori është krenari, por edhe përgjegjësi”, shkruan Memishi, duke theksuar se sakrifica e brezave duhet të nderohet gjatë gjithë vitit përmes veprave që dëshmojnë identitetin dhe vlerat tona.
Ai këtë mesazh e ka ndërlidhur edhe me programin përmbyllës të aktiviteteve në Tearcë, duke përcjellë mesazhin e tij me thirrjen: “Vazhdojmë!”



