Fillojnë punimet për renovimin e objektit të DAP-it në Gostivar, Krosi: Investim i shumëpritur për mbi dy dekada

Në Gostivar kanë nisur punimet për renovimin e godinës së Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP), një projekt që synon përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët dhe bizneset.

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i DAP-it, Qemal Krosi, së bashku me udhëheqësin e financave Dejanco Dejanov dhe koordinatorin e njësisë tatimore të Gostivarit, Muhamed Izeri, kanë realizuar një vizitë në objekt me rastin e fillimit të punimeve.

“Sot, në cilësinë e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të DAP-it, së bashku me bashkëpunëtorët, realizuam një vizitë në godinën e DAP-it në Gostivar, me qëllim shënimin e fillimit të punimeve për renovimin e objektit”, deklaroi Krosi.

Ai theksoi se bëhet fjalë për një investim kapital të shumëpritur, i cili vjen pas më shumë se 20 vitesh pritje dhe që pritet të ndikojë drejtpërdrejt në modernizimin e kushteve të punës dhe në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset.

“Ky projekt përfaqëson një investim kapital të shumëpritur për mbi 20 vite, me qëllim përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve”, shtoi ai.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button