United në sulm për Leaon, Milan mund të përfshijë Zirkzee në marrëveshje

Manchester United ka vendosur në lsitë Rafael Leão si një nga objektivat kryesorë për krahun e majtë në merkaton e verës. Sipas mediave britanike, “Djajtë e Kuq” kanë nisur kontaktet e para me sulmuesin e Milanit, duke eksploruar mundësinë e një transferimi.
Portugezi po zhvillon një sezon solid në Serie A, ku ka realizuar 9 gola dhe ka dhënë 3 asiste, duke mbetur një nga pikat kyçe të skuadrës kuqezi. Megjithatë, situata financiare dhe strategjia e merkatos mund ta shtyjnë Milanin të shqyrtojë ofertat për 26-vjeçarin.

Raportimet sugjerojnë se Leão konsiderohet një alternativë më ekonomike për United krahasuar me Morgan Rogers të Aston Villa. Milan vlerëson kartonin e tij rreth 45 milionë euro, një shumë dukshëm më e ulët sesa ajo që kërkohet për Rogers.

Sipas La Gazzetta dello Sport, në këtë operacion mund të përfshihet edhe Joshua Zirkzee. Sulmuesi nuk bën pjesë në planet e Manchester United dhe shihet si një opsion interesant për Milanin, që kërkon të forcojë repartin ofensiv në “San Siro”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button