Borrelli thotë se qëllimi i sulmeve në Liban ishte “përhapja e terrorit”
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, i ka dënuar sulmet që i kishin në shënjestër pajisjet e telekomunikimit të përdorura nga Hezbollahu këtë javë, duke thënë se kushdo që i kreu ato kishte për qëllim të “përhapte terror në Liban”.
“Kjo metodë e përdorur është e papranueshme, për shkak të dëmeve të mëdha dhe të pashmangshme kolaterale në mesin e civilëve, si dhe për shkak të pasojave të gjëra për tërë popullsinë, përfshirë frikën dhe terrorin dhe kolapsin e spitaleve”, tha Borrell.
Së paku 37 njerëz u vranë dhe më shumë se 3.000 të tjerë u plagosën kur shpërthyen së pari pejxherët dhe pastaj radiolidhjet e përdorura nga anëtarët e Hezbollahut në dy valë sulmesh të martën dhe të mërkurën.