Bentancuri dënohet me shtatë ndeshje moslojë pas komentit racist ndaj Sonit

Rodrigo Bentancur, mesfushori i Tottenham Hotspur, është pezulluar për shtatë ndeshje dhe është gjobitur me 100,000 paund pas një komenti racist ndaj shokut të tij të ekipit, Heung-min Son.

Komenti i Bentancurit u bë gjatë një interviste ku kishte thënë se raca e Sonit duken të gjithë njësoj.

Ky koment u konsiderua se shkel rregullat e Federatës Angleze për racizmin dhe diskriminimin, andaj pasoi dënimi i ashpër për uruguaianin i cili tashmë ka kërkuar falje.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button