Ish-kapiteni i Shqipërisë para ndeshjes: Kosova është e jona përgjithmonë, tani luani futboll

Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, u ka dërguar mesazh futbollistëve para ndeshjes me Serbinë.

Mavraj në rrjetin e tij social ka shënuar se: “Lufta ka mbaru, Kosova është e jona përgjithmonë”. Ai iu drejtua lojtarëve të Shqipërisë me një kërkesë që “tani luani futboll”.

38-vjeçari, Mavraj, me Kombëtaren e Shqipërisë ka zhvilluar 50 ndeshje dhe ka realizuar tri gola.

Ndeshja Shqipëri – Serbi luhet sonte, nga ora 20:45, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. I takon kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button