Musk fshin mesazhet që e lidhnin Trumpin me pedofilin e ndjerë Epstein

Elon Musk ka fshirë mesazhet në rrjetet sociale, ku ai pretendonte se Donald Trump është i përfshirë në dosjet lidhur me pedofilin e ndjerë Jeffrey Epstein.

Miliarderi i teknologjisë bëri këtë akuzë në platformën X, gjatë një debati publik të ashpër me presidentin amerikan.

Në mesazhin, që më vonë u hoq, Musk shkruante “@realDonaldTrump është në dosjet e Epstein. Kjo është arsyeja pse ato nuk janë bërë publike. Mbani mend këtë postim për të ardhmen. E vërteta do të dalë në dritë”.

Akuza u mohua nga Shtëpia e Bardhë. Mesazhi u hoq nga platforma e mediave sociale deri të dielën.

Përdoruesit që klikonin në lidhjen e mesazhit – i cili ishte postuar fillimisht të enjten – shihnin mesazhin: “Hmm… kjo faqe nuk ekziston. Provoni të kërkoni diçka tjetër”.

Jeffrey Epstein thuhet se u vetëvra në qelinë e burgut në gusht të vitit 2019, ndërsa po priste gjyqin për trafikim seksual të të miturve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button