Tifozët ‘pushtojnë’ Rrugën e Kombit, një det shqiptarësh drejt Arenës Kombëtare!

Një varg kilometrik automjetesh është krijuar këtë të shtunë në Rrugën e Kombit.

Mijëra tifozë po udhëtojnë nga Kosova drejt Tiranës, kjo për ndeshjen Shqipëri-Serbi, që zhvillohet sonte në orën 20:45 në kryeqytet.

Ndërsa një pjesë e tyre, edhe pse pa biletë, kanë zgjedhur të vijnë drejt Tiranës për të përjetuar emocionet e sfidës, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka njoftuar një plan masash të posaçëm për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit Shqipëri–Serbi, që do të zhvillohet sonte në stadiumin “Arena Kombëtare”, në Tiranë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button