Yamal thyen rekordin e Peles, futbollisti më i ri që shënon gol në historinë e Europianëve dhe Botërorëve

Me golin në ndeshjen gjysmëfinale përballë Francës, sulmuesi 16-vjeçar u bë golashënuesi më i ri në moshë. 16 vjeç e 362 ditë, Yamal theu edhe rekordin e legjendës Pele, i cili shënoi golin e parë në moshën 17-vjeçare e 239 ditë.

Pasi Franca kaloi në avantazh që në minutën e nëntë, Yamal arriti të gjejë shumë shpejt portën dhe të sjellë golin e barazimit. Me një goditje nga distanca në minutën njëzetë e një, topi shkoi në trekëndëshin e portës, duke rikthyer qetësinë te spanjollët.

Spanja arriti të gjejë edhe golin e dytë, duke u bërë finalisti i parë në EURO 2024.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button