Mickoski: Të përkushtuar ndaj zbatimit të reformave për avancimin e institucioneve dhe integrimin evropian

Kryeministri, Hristijan Mickoski, ka njoftuar se sot është zhvilluar një takim kushtuar Agjendës së Reformave, ku janë shqyrtuar hapat e ndërmarrë deri më tani, aktivitetet aktuale dhe masat e ardhshme për përmbushjen në kohë të obligimeve të përcaktuara.

Mickoski, përmes një njoftimi, theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj zbatimit të reformave, të cilat, sipas tij, janë të rëndësishme për forcimin e institucioneve dhe përparimin në procesin e integrimit evropian.

“Sot u zhvillua një takim kushtuar Agjendës së Reformave, në të cilin u shqyrtuan progresi i deritanishëm, aktivitetet aktuale dhe hapat e ardhshëm për përmbushjen në kohë të obligimeve të parashikuara”, shkroi Mickoski.

Ai shtoi se zbatimi i reformave mbetet një nga prioritetet kryesore të institucioneve.

“Mbetemi plotësisht të përkushtuar ndaj zbatimit të reformave, si një parakusht kyç për avancimin e institucioneve, përshpejtimin e integrimit evropian dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve”, deklaroi kryeministri Mickoski.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button