Zv/kryeministri i parë Bekim Sali: Investimi në të rinjtë është investim në të ardhmen tonë evropiane

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në ngjarjen “Young Talent for Future Growth” nga ku ka deklaruar se investimi në të rinjtë është investim për të ardhmen tonë evropiane.
“Investimi në të rinjtë është investim në të ardhmen tonë evropiane.
Sot mora pjesë në ngjarjen “Young Talent for Future Growth”, ku u ndanë certifikata dhe mirënjohje për të rinjtë profesionistë që kontribuojnë në tranzicionin e gjelbër dhe digjital.
Iniciativa si Young Energy Europe tregojnë se transformimi i vërtetë fillon me njerëzit – me dije, aftësi dhe përkushtim.
Si Qeveri, mbetemi të përkushtuar për krijimin e mundësive për zhvillimin dhe mbajtjen e talenteve në vend”, ka shkruar Sali.



