Përplasjet vijojnë në rrugët e Tiranës! Policia ndjek të rinjtë me ujë me presion e gaz lotsjellës pranë qendrës së qytetit

Pas shpërndarjes së turmës përpara institucioneve qendrore, forcat e Policisë së Shtetit kanë vijuar lëvizjet në terren për të shpërndarë grupet e protestuesve që lëviznin në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.

Sipas raportimeve nga terreni, efektivët e policisë kanë ndjekur grupet e të rinjve në disa nga zonat më të populluara të Tiranës, përfshirë zonën e Pazarit të Ri, rrugët përreth qendrës dhe pranë 9-Katësheve.

Në këto akse po ushtrohen kontrolle ndaj personave të dyshuar si pjesëmarrës në protestë, ndërsa situata në rrugët dytësore mbetet e tensionuar me prani të shtuar të patrullave policore.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button