Ish drejtori i Postave, Jani Makraduli hetohet për keqpërdorim të pozitës

Drejtoria e Policisë Financiare ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup kundër Jani Makradulit, ish-drejtor i përgjithshëm i SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut” në pronësi shtetërore dhe kryetar i Bordit Drejtues, nën dyshimin për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”. Sipas Policisë Financiare, gjatë periudhës 2021–2022, i kallëzuari, në kundërshtim me statutin e shoqërisë dhe Ligjin për shoqëritë tregtare, nuk ka ndërmarrë veprime për zbatimin e vendimeve dhe konkluzioneve të Bordit Drejtues lidhur me shlyerjen e detyrimeve financiare ndaj dy subjekteve juridike, në vlerë të përgjithshme prej 19.292.984 denarësh.

POLICIA FINANCIARE

“Edhe pse i ishin dorëzuar dokumentet e nevojshme për kryerjen e pagesave, ai nuk e nënshkroi marrëveshjen për shlyerjen e borxhit, nuk i konfirmoi faturat dhe nuk i nënshkroi urdhërpagesat. Me këto veprime dhe mosveprime, u mundësua ngritja e procedurave gjyqësore kundër postës, pas të cilave, me vendime gjyqësore, u përcaktuan detyrime për pagesën e kamatës ndëshkuese”.

Në këtë mënyrë, SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut” ka pësuar dëm financiar në vlerë prej 10.968.483 denarësh, vetëm në bazë të kamatave ndëshkuese.

Kujtojmë se Jani Makraduli ishte drejtor i përgjithshëm i Postës së Maqedonisë së Veriut në periudhën nga nëntori i vitit 2020 deri në prill të vitit 2022. Sipas kallëzimit penal të Policisë Financiare, parregullsitë e dyshuara kanë të bëjnë me periudhën 2021–2022.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button