VLEN: Ligji i “Branitellave” kalon përmes Liigjit për vetaranët e UÇK-së
Rikthimi i propozim-ndryshimit të Ligjit “të branitellave”, të miratuar para shumë viteve nga BDI, dhe futja sot në rend dite në Komisionin e Politikës Sociale është provokim politik, nëpërmjet të cilit partitë opozitare, që nuk e arritën qëllimin e tyre për destabilizim të vendit, tash mundohen dhe e përdorin atë vetëm për pikë politike, shkruan deputetja e VLEN Imerlije Saliu.
“Ne mbetemi në qëndrimin që një propozim-ndryshim i tillë nuk mund të kalojë nëse në të njëjtën mënyrë nuk rregullohet edhe statusi i veteranëve të UÇK-së.
Ne si grup parlamentar i VLEN-it nuk mund të tolerojmë një situatë të tillë, e cila si pasojë mund të ketë përkeqësim të raporteve ndëretnike ne vend.
Si antare e komisionit per Politika Sociale Demografi dhe Rini kërkova që komisioni të ndërpritet deri në një afat të pacaktuar”, ka deklaruar Saliu.