Behar Emini merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Siguruesve të Depozitave në Berlin

Drejtori i Fondit për Sigurimin e Depozitave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Behar Emini, po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Siguruesve të Depozitave (IADI), e cila po mbahet në Berlin.
Elezi ka bërë të ditur se ky forum ndërkombëtar paraqet një mundësi të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit institucional, shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e standardeve në fushën e sigurimit të depozitave.
“Ky forum ndërkombëtar përbën një mundësi të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit institucional, shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e standardeve në fushën e sigurimit të depozitave”, ka deklaruar Emini.
Ai theksoi se Fondi për Sigurimin e Depozitave mbetet i përkushtuar ndaj zbatimit të praktikave më të mira ndërkombëtare, mbrojtjes së depozituesve dhe forcimit të besimit në sistemin financiar.
Pjesëmarrja në këtë takim ndërkombëtar synon gjithashtu shkëmbimin e përvojave me institucionet homologe dhe njohjen me standardet e praktikat që zbatohen në nivel ndërkombëtar në këtë fushë.



