Dogana e RMV-së sekuestroi instrumente dentare, implante gjoksi, cigare dhe mallra të falsifikuara

Gjatë ditëve të kaluara, doganierët në Maqedoninë e Veriut dhe ekipet mobile kanë parandaluar tentimet për kontrabandim të instrumenteve dentare, implanteve të gjoksit, cigareve, mallrave të falsifikuara, kabllove për instalime elektrike dhe mallrave të tjera, njofton Drejtoria Doganore, transmeton Portalb.mk.

Ndaj një personi është iniciuar procedurë kundërvajtëse në gjykatën kompetente për shkelje të rregullave doganore dhe shmangie nga pagimi i detyrimeve të importit që paguhen me rastin e importimit të automjetit.

Gjithsej 616 instrumente dentare dhe katër kilogramë pluhur porcelani dhe porcelan bazë për stomatologji janë zbuluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, gjatë kontrollit të valixheve në pronësi të një shtetasi turk i cili ka ardhur me fluturim nga Izmiri i Turqisë. Pasi janë vërejtur parregullsi gjatë kontrollit me rreze X në valixhet e pasagjerëve, është bërë kontrolli i detajuar gjatë të cilit janë gjetur produktet e padeklaruara. Ata janë ndaluar përkohësisht, ndërsa ndaj pasagjerit është ngritur procedura kundërvajtëse.

Doganierët në aeroportin e Shkupit kanë penguar edhe kontrabandën e 9 kutive me implante gjoksi që një pasagjer shtetas i Austrisë ka dashur t’i sjellë në vend pa i deklaruar. Gjatë kontrollit të pasagjerit, në bagazhin, në njërën nga valixhet, janë zbuluar implante të padeklaruara, për të cilat pasagjeri nuk ka pasur as leje importi për këtë lloj malli nga institucioni kompetent. Ndaj pasagjerit është bërë kallëzim përkatës dhe implantet janë sekuestruar.

Është parandaluar edhe kontrabanda e 96 paketave me cigare që një shtetas i Maqedonisë ka dashur t’i dërgojë në Londër përmes transportit ajror. Doganierët e njësisë doganore Aeroporti Ndërkombëtar Shkup, gjatë kontrollit të valixhes në pronësi të pasagjerit, kanë gjetur mallin e padeklaruar të akcizës. Pakot e cigareve janë konfiskuar, ndërsa kundër pasagjerit është bërë kallëzim përkatës.

Drejtoria doganore informoi edhe për konfiskimin e një sasie të madhe të lodrave me markatë mbrojtura tregtare të destinuara për importues nga Shkupi në vlerë të përgjithshme rreth 759 mijë denarë. Në anën tjetër, në pikën kufitare Bllacë është zbuluar një kabllo e padeklaruar për instalim elektrik 180 metra e gjatë.

Në hyrje të vendit në pikën kufitare Qafë Thanë janë sekuestruar 52 komplete ora dore dhe bizhuteri, vathë, unazë dhe zinxhir.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button