(VIDEO)Kush është polici që e hoqi dhe e hodhi në tokë flamurin shqiptar!?

Edhe policë, edhe huliganë! Në rrjetet sociale po qarkullon një video e realizuar mbrëmë në Kumanovë, e ku shihet një person – për të cilin thuhet se është polic, që heq flamurin shqiptar nga shtylla dhe e hedh në tokë, ndërsa është ngjitur mbi furgonin e policisë, për të arritur flamurin lart.

Video është publikuar nga profili “MK Pirej”, ndërsa është shpërndarë edhe nga profili “Makedonski Patrioti”, një faqe ku shqiptarët fyhen për çdo ditë, ndërsa mbështetet VMRO-DPMNE.

“I lumtë policit. Mjaftë kemi heshtur nga 2011 e këndej. Do ti heqim flamujt edhe në Tetovë edhe në Gostivar. Maqedonia e maqedonasve”, është shkrimi që e shoqëron videon ku polici i hipur mbi furgonin e policisë heq flamurin shqiptar dhe e hedh në tokë.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button